Mendimi rreth Wikipedisë

Jam redaktor dhe kontrollues n'Wikipedia Shqip dhe deshta me marr pak mendim publik të bashkëkosovarëve të mi (t'paktën atyre që janë aq online sa me qenë n'Reddit). A e përdorni Wikipedinë n'jetë t'përditshme? Nëse po, për çka (dmth. a keni tema përkatëse që i kërkoni në Wikipedia)? A e redaktoni naj herë dhe sa shpesh? A e përdorni Wikipedinë Shqip apo veç Anglisht, ose naj gjuhë tjetër?

Personalisht, jam në dijeni që ka pasë komunitet pak ma aktiv të Wikipedisë disa vite pas themelimit të vet, e tash është thollu dhe si pasojë po na bjen një barrë pak ma e madhe për me e mbajtë të pastër e funksionale, pasi ka shumë pjesë të vjetrume dhe të prapambetuna që na duhet me ndreqë. Prapë se prapë e marr mjaft seriozisht dhe zotohem me e zgjeru sa ma tepër që mundem prej asaj që mundem me e hulumtu, që me qenë enciklopedi e denjë.